Shpesh herë historitë e dashurisë mbartin histori të pabesueshme romanticiteti dhe veprime sakrifice të pamendueshme nga njerëz normalë. Por nuk mungojnë as rastet kur persona të caktuar kryejnë veprime jo-të hijshme, madje penale. Nuk kanë munguar as raste kur nëna të reja janë larguar nga banesat duke braktisur fëmijët minorenë.
Pas një rasti të denoncuar në Durrës disa ditë më parë ku një nënë e re kishte braktisur fëmijën, një rast i ngjashëm ka ndodhur më një tjetër nënë të re. Bëhet fjalë për një 24-vjeçare nga Berati e cila ëhstë larguar nga banesa, ku ka braktisur fëmijën e saj vetëm 2-vjeçar. Shtetasja me inicialet F.R. ishte larguar prej disa ditësh nga banesa e saj në Berat. Të afërmit nuk kishin asnjë kontakt me të deri sa ajo u gjet nga policia.
Nëna e re u ndalua në portin e Durrësit, në tentativë për të lënë Shqipërinë me destinacion Italinë. Ajo ishte shpallur në këkrim policor për akuzën e “braktisjes së fëmijës”. Pasi u ndalua e reja u transportua në Berat, ku policia vendase po ndjek hetimet në vijim.
Hetimet
Policia po e heton rastin e nënës së re në dy pista kryesore. Referuar të dhënave të siguruara deri tani, rezulton se ajo e ka braktisur fëmijën pasi do të largohej në Itali për të bashkëjetuar me të dashurin e saj. Aktualisht janë në verifikim komunikimet e 24-vjeçares me persona të ndryshëm para se ajo të largohej nga banesa duke braktisur fëmijën e saj. Por, nuk përjashtohet mundësia që ajo të ketë rënë pre e mashtrimit të ndonjë grupi kriminal me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.
Policia po kryen të gjitha veprimet hetimore për të siguruar të dhëna në këtë drejtim. Po kryen veprime ndaj personit që e priste vajzën në Itali. Janë disa elementë sipas hetimeve se nënës i është rpemtuar një “jetë më e mirë” por përtej Adriatikut mund ta priste jeta e rrugës./Javanews