Deputeti i PS-së Rakip Suli tha se do t’i kërkojë maxhorancës që të votojë këtë të enjte për të çuar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e tij si deputet.
Suli tha se në të vërtetë, opozita nuk do që ta çojë mandatin e tij në Kushtetuese, pasi sipas deputetit socialist, demokratëve u intereson të mbajnë larg votimit reformën në drejtësi.
Duke ju referuar një kënge popullore, Rakip Suli e ka etiketuar qëndrimin e opozitës “Nuk janë halle po sebepe, turpin mbajeni për vete”.