Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen si drejtor i RTSH-së.
Në letrën e tij të dorëheqjes, Peza thotë se largimi i tij është i parevokueshëm.
Ai u zgjodh në krye të RTSH-së, në qershor të vitit 2023.
Ai largohet nga kjo detyrë pas një viti, ndërkohë që edhe pak muaj më parë u përfold për një dorëheqje të tij, madje PD e bëri zyrtare si lajm.
Në letrën e tij Peza nuk sqaron arsyet e largimit.
/a.r