• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kujdes se mund të të rrëmbejnë”/ Moderatorja rrëfen përplasjen me Spartak Ngjelën

by A R
06/09/2024 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moderatorja Sidorela Gjoni është ‘ngacmuar’ pak në lidhje me avokatin e njohur, Spartak Ngjela, me të cilin ka pasur përplasje por dhe batuta të shumta.

Moderatorja tregoi rastet kur ka debatuar në emision me avokatin, mirëpo u shpreh se ky i fundit është një nga personazhet më interesantë.

Neada: Pavarësisht viteve që mund të kesh në ekran, rrjetet sociale bëjnë të tyren dhe ndonjëherë momentet më tipike që mbahen mend janë ato viralet. Si për shembull rasti me Spartak Ngjelën, nuk e di nëse do të jetë më i ftuar në “Shqipëria Live”, përballë Sidorelës

Blendi: Na e përshkruaj pak, ça ndodhi?

Sidorela: Në fakt, avokati për herë të parë në jetën e tij nuk është se u largua, unë ja kërkova të largohej. Ai vendosi që të qëndronte, tha ‘nuk e kam me ty, kështu që do vazhdoj të rri’. Bën shumë batuta gjatë emisionit dhe duhet të jesh gjithmonë e vëmendshme sepse avokati është nga ata të ftuar që të bën pyetje gjatë bisedës. Të kthen përgjigje me pyetje, por ti duhet të jesh gjithë kohës me vëmendje atje sepse realisht dukesh keq në momentin që ai pyet dhe ti pyet ‘si, ku filluam, ku e lamë?’. Duhet të jesh non stop tek ai dhe jo të shkëpusësh vëmendjen në një gjë tjetër që ndodh. Është një nga personazhet më interesantë në fakt. Çfarëdo lloj tematike për të cilën ai mund të flasë, nuk e di pse njerëzit e komentojnë, e ndjekin dhe e duan aq shumë avokatin.

Sidorela: Në mes të një bisede, unë po bëja një pyetje politike që ishte shumë e rëndësishme aso kohe, kishte të bënte me opozitën, ai kthehet dhe thotë ‘kujdes se mund të të rrëmbejnë’. Unë ndalova dhe e pyeta ‘pse avokat?’. ‘Dukesh bukur sot’. Po të mos e kisha mendjen në atë moment, do thosha ça është duke thënë, ku doli, pse doli.

Blendi: Nuk ishte ky rasti kur i the dil përjashta?

Neada: Bëri një batutë për vajzat kam përshtypjen

Sidorela: E ka bërë atë, edhe bionde e brune. Aty te bionde dhe brune, fillova pse bionde, pse brune? Edhe unë ja mbaj pak bisedën, e di se edhe njerëzit e kanë qejf kur ai bën batuta. Po unë e di dhe e njoh dhe e kuptoj mënyrën se si e thotë, se ndonjëherë konceptohet edhe keq në publik. Ka pasur edhe komente ‘pse e duron kaq shumë’, por e di se nuk e bën me atë lloj konotacioni. Kur ka ndodhur incidenti që i thashë ‘avokat këtu do t’a ndërpresim bisedën bashkë, sepse kur unë të jem në nivelin që ti mendon se unë duhet të jem, atëherë bëjmë biseda të dy’. ‘S’e kisha me ty, e kisha me politikanët’, tha. Përplasja më e madhe që kam pasur me avokatin ka qenë për Albin Kurtin dhe përpara një muaji kur kam biseduar me të për herë të fundit, më tha ‘kishe të drejtë’.

/a.r

Next Post
Këlliçi nuk kursen as Mogherinin: Ajo është komuniste, BE më sulmoi pse nuk kam diplomë!

Këlliçi nuk kursen as Mogherinin: Ajo është komuniste, BE më sulmoi pse nuk kam diplomë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

Kosovë/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

July 21, 2026
Haxhiu dekretoi lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë, BE: Nuk është në përputhje me ligjin

Haxhiu dekretoi lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë, BE: Nuk është në përputhje me ligjin

July 21, 2026
Protesta hyn në ditën e 52-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Protesta hyn në ditën e 52-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

July 21, 2026
“Epsteini” ynë

Kur mendimi opozitar “merr malet”

July 21, 2026
“Çmimi i karburanteve u rrit me 32 lekë, në Europë me vetëm 16” – Erion Braçe kërkon rikthimin e “Bordit të Transparencës”

“Çmimi i karburanteve u rrit me 32 lekë, në Europë me vetëm 16” – Erion Braçe kërkon rikthimin e “Bordit të Transparencës”

July 21, 2026
Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

July 21, 2026
E dashura e Lamine Yamal, thyen Instagramin pas Kupës së Botës! Fiton 1.5 milionë ndjekës

E dashura e Lamine Yamal, thyen Instagramin pas Kupës së Botës! Fiton 1.5 milionë ndjekës

July 21, 2026
Vodhi 5 mijë euro që në ditën e parë të punës, gruaja lirohet pas vetëm 3 ditësh në qeli

Vodhi 5 mijë euro që në ditën e parë të punës, gruaja lirohet pas vetëm 3 ditësh në qeli

July 21, 2026
Stuhi me erëra të forta në Kukës, rrëzohen shtyllat elektrike, pa energji disa zona

Stuhi me erëra të forta në Kukës, rrëzohen shtyllat elektrike, pa energji disa zona

July 21, 2026
Lionel Messi kthehet në vendlindje, e ardhmja e tij tek Argjentina, ende në dyshim

Lionel Messi kthehet në vendlindje, e ardhmja e tij tek Argjentina, ende në dyshim

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In