Berat Gjimshiti prish planet e trajnerit Sylvinho, por jo vetëm. Mbrojtësi shqiptar i larguar nga grumbullimi i kombëtares për arsye dëmtimi do humbas ndeshje kyçe me Atalantën.
31-vjeçari ka pësuar tërheqje muskulare të shkallës së parë në kofshën e djathtë dhe parashikohet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën dy javë.
Gjimshiti nuk do të jetë në dispozicion të Atalantës për ndeshjen e kampionatit kundër Fiorentinës më 15 Shtator dhe rrezikon debutimin në Champions League e këtij sezoni.
Sfida me Arsenalin është në program për 19 shtator dhe 31-vjeçari mbetet në dyshim për të zbritur në fushë.
Kapiteni kuqezi u thirr nga tekniku Sylvinho për dy sfidat e Ligës së Kombeve kundër Ukrainës të shtunën në Pragë dhe Gjeorgjisë tre ditë më pas në Tiranë.
Por, pas testit miqësor në seancën stërvitore me kombëtaren e 21-vjeçarëve ai u largua i dëmtuar për të humbur kështu shansin të jetë në këto dy përballje.
Gjimshiti ka luajtur në të 4 sfidat e para të sezonit, duke qenë në fushë përgjatë 360 minutave, duke kontribuar në 1 fitore dhe 3 humbje të Bergamaskëve.