Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli ka komentuar vendimin për lirimin me kusht të Fredi Belerit në emisionin “3D nga Alban Dudushi” ku tha se është një vendim i vonuar sepse ligji thotë kur i dënuari ka kryer 2/3 të dënimit dhe ka rekorde pozitive nga shërbimi i provës duhe të lirohet.
“Ky afat i 2/3 ishte që në qershor dhe që Edi Rama dhe gjykatat e tija të kontrolluara nuk mund ta linin në qershor sepse ata kishin frikë se Fredi Beleri do të ndikonte në procesin zgjedhor dhe në pushtimin që ata i bënë Himarës në 4 gusht”.
Ai tha se e liruan sepse nuk i duhet më si peng z. Beleri sepse ata bënë atë që kishin për të bërë, bënë farsën zgjedhore, pushtuan Himarën dhe tani nuk ka më problem që ta mbajnë në burg z. Beleri.
/a.r