Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi abuzoi seksualisht me një adoleshente.
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, ata janë njohur në rrjete sociale dhe autori e ka bindur 15-vjeçaren që t’i shkonte në shtëpi.
Kevin Cungu është i riu që ra në pranga, ndërsa është me precedent penal për plagosjen e Rexhep Xhekjas.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj”, sipas njoftimit të policisë.