Një i moshuar është shpëtuar nga mbytja ditën e sotme në plazhin e Fierit.
Ai u konstatua rreth 200 m larg bregut duke kërkuar ndihmë dhe patrulla që ndodhej aty pranë ia doli ta shpëtonte. Mësohet se 75-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
“Sot rreth orës 12:40, gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Kulla e Ujit”, në plazhin e Semanit, nga patrulla e Kufirit është konstatuar një shtetas rreth 200 m larg bregut që kërkonte ndihmë.
Menjëherë shërbimet e Kufirit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të shtetasit K. K., 75 vjeç, banues në Fier, dhe së bashku me patrullën e Rendit Publik i është dhënë ndihma e parë.
Shtetasi K. K., u shoqërua me ambulancë për ndihmë mjeksore dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.