Ambasada e SHBA në Tiranë këtë javë vjen me pyetësorin “Pyetje për Konsullin” një përmbledhje pyetjesh dhe përgjigjesh të përzgjedhura dhe të përgatitura nga Seksioni Konsullor në lidhje me tema në interes për qytetarët shqiptarë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
Ambasada e SHBA në Tiranë sqaron nëpërmjet një postimi në faqen e saj pasditen e se mëkurës: “Pyesni Konsullin” është një përmbledhje pyetjesh dhe përgjigjesh të përzgjedhura dhe të përgatitura nga Seksioni Konsullor në lidhje me tema në interes për qytetarët shqiptarë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara”.
“Pyetjet për Seksionin Konsullor mund të depozitohen në anglisht ose në shqip. Para se të postoni pyetjen tuaj në “Pyesni Konsullin”, sigurohuni që të vizitoni pyetjet e shtruara më shpesh në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane. http://albanian.tirana.usembassy.gov/iaminquiringabout.html për të parë nëse pyetjes tuaj tashmë i është dhënë përgjigje. Ne nuk do t’i përgjigjemi pyetjeve që tashmë janë tek pyetjet e shtruara më shpesh”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë.
Po ashtu, në publikimin e ambasadës së SHBA jepen detaje duke shpjeguar: “Ju lutemi, vini re se për shkak të natyrës publike të këtij forumi, ne nuk do t’i përgjigjemi pyetjeve personale, as nuk do të diskutojmë specifikat e rasteve individuale të vizave. Pyetjet që përmbajnë informacion privat apo identifikuese do të fshihen për të mbrojtur privatësinë e aplikantëve. Megjithatë, ju jeni të mirëpritur të dërgoni çdo pyetje që ka lidhje me një rast personal vize tek Ti***************@st***.gov. Për të pyetur në lidhje me shërbimet që ne ofrojmë për qytetarët amerikanë, ju lutemi vizitoni këtu faqen e internetit të Ambasadës Amerikane, ndërsa për pyetje specifike kontaktoni tek ac*******@st***.gov”.