Presidenti i SHBA’së Barack Obama ka bërë thirrje për reforma ndërkombëtare të taksave pas zbulimit të aferës së “Panama Papers”.
Në një paraqitje të paplanifikuar në dhomën informuese të Shtëpisë së Bardhë, Obama i përshkroi këto rrjedhje si gjëra mjaftë të rëndësishme, ku tha se çështja e shmangies tatimore globale është një problem i madh, shkruan The Guardian.
Ndërhyrja e Obamës erdhi pasi u zbuluar 11.5 milionë dokumente nga Mossack Fonseca me bazë në Panama ka krijuar reagime nga e mbarë bota.
Kryeministri i Islandës është detyruar të japë dorëheqje pasi u zbulua se ai kishte lidhje me këto marrëveshje të ikjes së tatimeve.
David Cameron, kryeministri britanik i mbrojti masat e familjes së tij, pasi u publikua se në lidhje me këto fonde ishte edhe babai i tij i ndjerë.
Gianni Infantino, presidenti i ri i FIFA, gjithashtu u kap si pjesë e këtij skandali, mirëpo ai ka mohuar çdo keq bërje.
“Nuk ka dyshim, problemi i shmangies së tatimeve globale në përgjithësi është një problem i madh”, ka thënë Obama për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.
Obama i përshkruajti këto dokumente të publikuara për aferën “Panama Papers” si gjëra shumë të rëndësishme dhe theksoi se ikja e tatimeve globale ndikon në kurrizin e familjeve të klasës së mesme, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Në mesin e zbulimeve të përfshira në rastin e “Panama Papers” i përshirë është edhe presidenti rus, Vladimir Putin, kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ish zëvendësi i presidentit të Irakut, Ayad Allawi, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, djali i ish presidentit të Egjiptit, Alaa Mubarak dhe kryeministri i Islandës, i cili edhe u tërhoq nga posti i tij, Sigmund David Gunnlaugsson.