Një 72-vjeçar është plagosur me armën e gjahut.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq.
Policia njofton se i moshuari dyshohet se është vetëplagosur, ndërsa arma e gjahut është sekuestruar si provë materiale.
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 09:20, në fshatin Podgorie, Maliq, dyshohet se është vetëplagosur me armën gjahu, në banesën e tij, shtetasi B. P., 72 vjeç.
Shtetasi B. P. është dërguar në spital, për mjekim.
Arma e gjahut, të cilën ky shtetas e posedonte me leje, është sekuestruar si provë materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.