Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë, arrestojnë në kohë rekord autorin dhe dy shokët e tij për moskallzim krimi.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, kur u arrestuan tre persona për veprat penale: Vrasje me dashje, armëmbajtje pa leje, dhe moskallzim krimi.
33-vjeçari Alfred Karaj, 31-vjeçari Arjan (Dorjan) Veshti dhe 28-vjeçari Elon Deli, u vunë në pranga pasi një prej tyre qëlloi me armë drejt lokalit të një personi tjetër.
Mbrëmjen e djeshme, të tre personat e sipërpemendur ishin duke lëvizur në fshatin Larushk me mjetin tip “Benz” me targë AA 575 LG, në pronësi të Karajt, por që drejtohej nga Veshti.
Karaj ka qëlluar disa herë me armë pistoletë në drejtim të lokalit të 40-vjeçarit K.Z., në gjendje të dehur. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se lokali ka qenë i mbyllur, kur u qëllua drej tij dhe për pasojë janë shënuar vetëm dëme material.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vendngjarje, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 7 gëzhonja model 54, kalibri 7.62 mm dhe një këmishë predhe fisheku luftarak, e dëmtuar.
Mbi Karajn rëndon akuza për veprat penale: ”Vrasje me dashje” e mbetur në tentative dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”. Ndërsa, mbi dy të arrestuarit e tjerë rëndon akuza për “Moskallzim krimi”, e kryer në bashkëpunim.
Karaj dhe Deliu janë banues në banues në Nikel të Fushë-Krujës, ndërsa Veshti banues në Kameras (Fushë-Krujë).
Shqiptarja.com