• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestë në Ballagat, PD qëndron përkrah fermerëve

by Java News
06/04/2016 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Ballagatit në Lushnje, u ngritën në një protestë për shkak ndërprerjes së projektit të rrugës prej 2.5 kilometrash, të nisur që në vitin 2013.

Pranë këtyre banorëve ishte Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji dhe kryetari i PD-së së Lushnjes, Myslym Murrizi.

“Ne si popull këtu jemi të diskriminuar totalisht. Vuajmë për një copë rrugë, për ujin dhe dritat. Taksat janë shumë të larta. Ku shkojnë lekët kur ne paguajmë?! Ne kemi kaq shumë sera dhe rruga na duhet. Por më e keqja është se me ndodh një urgjencë nuk e çon dot fëmijën në spital”, u shpreh një prej banorëve.

“Ne i kemi bërë serat dhe këta na premtuan subvencionime. Por subvencionime nuk ka dhe ne nuk po na shitet malli. Problem kryesor është rruga sepse nuk e çojmë dot në treg. Plus që një kile kastravec është 200 lekë tani në mars. Kjo është turp. Plehrat i paguajmë shtrenjtë dhe naftën po ashtu. Jemi shumë keq”, tha një fermer.

“Jam sot mes banorëve të Ballagatit si kryetar i PD-së rrethit, në mbështetje të kërkesës së tyre të drejtë dhe legjitime për një rrugë 2.5 kilometra, e cila u tenderua dhe filloi faza e parë në qershor të 2013 por pas fitores së aleancës së majtë, nuk u lëvrua as pjesa e parë e kontratës. Bëhej fjalë për 500 milionë lekë. Shoh një hakmarrje të verbër të qeverisë ndaj votimeve që u bënë në 2013. Këta banorë merren me bujqësi dhe kanë rreth 30% të serave në të gjithë Shqipërinë. Nuk janë suvencionuar dhe çmimi është katastrofë sepse eksporti është mbyllur për shkak të 1001 arsyeve të kësaj qeverie. Tregu është për të ardhur keq dhe me aq lekë këta nuk nxjerrin as shpenzimet që hedhin në tokë dhe jo më të fitojnë për të mbajtur familjen. Sot në opozitë dhe nesër në pushtet do të jemi absolutisht në krah të interesave të qytetarëve pavarësisht bindjeve apo se për kë do votojnë ata”, tha Murrizi.

“Jemi sot këtu jo vetëm për të ngritur shqetësimin e banorëve të zonës dhe për të qenë në çdo cep të Shqipërisë aty ku janë problemet, por dhe për të treguar publikisht që Partia Demokratike dhe kryetari i saj Basha është një model dhe Rama është një model tjetër. Modeli i Ramës është njohja e Shqipërisë nga Kryeministria në Surrel ndërsa modeli i Lulzim Bashës është dëgjimi i qytetarëve, qendrimi pranë halleve të tyre, dhënia e alternativës, ngritja e zërit dhe dhënia zë e problemeve që kanë qytetarët anembanë vendit. Mjerimi, skamja dhe arroganca me të cilën kjo qeveri trajton qytetarët duket në çdo cep të territorit të Shqipërisë. Siç e shikoni për 2 kilometra rruge, pavarësisht se kërkesa është bërë që në 2013 nga ana e ish komunës që drejtohej nga Partia Demokratike, qeveria nuk e miraton vetëm për një arsye; sepse qeveria miraton vetëm aty ku ka interesa të oligarkëve të saj dhe nuk do t’ia dijë për qytetarët. Siç e thanë banorët këtu dhe siç e kanë parë në të gjithë Shqipërinë, qeveria nuk sjell asnjë përfaqësues të saj për t’i dëgjuar apo për të marrë shqetësimet e tyre”, tha Salianji.

Next Post

Taulant Balla në Pogradec: Referendumi ushtrim demokratik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com