Eksporti i mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës, kush fshihet pas
Kompania “Sokolaj shpk” e cila eksportoi 102 kontejnerë me 800 tonë mbetje të KURUM drejt Tajlandës që dyshohet se janë mbetje toksike dhe pritet në kthehen mbrapsht në Shqipëri nuk ka licencë për eksportin e oksidit të hekurit.
Kompania ka bërë kërkesë për marrjen e autorizimit por nuk i është miratuar. Më herët, në vitin 2022, Sokolaj shpk ka patur një autorizim për eksport, por edhe në atë kohë autorizimi nuk ka qenë e specifikuar për oksid hekuri.
Të paktën kështu ka rezultuar nga dokumentat që prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pranë Ministrisë së Mjedisit.
Prokuroria pritet të kërkojë ndërkohë informacion në Kroaci se kush fshihet pas kompanisë DS minerals d.o.o që Sokolaj shpk i shiti 2800 ton të pretenduar oksid hekuri që ua bleu Kurum për 41 mijë euro dhe ia shiti për 141 mijë, pra ia shiti vetes.