Vazhdon të diskutohet ndarja mes Alvaro Morata dhe Alice Campello, e cila çuditërisht u njoftua nga vetë protagonistët përmes rrjeteve sociale, ditët e fundit.
Ndërsa sulmuesi i Milanit po lufton me një problem muskulor, tashmë ish-gruaja e tij ka bërë që mediat sociale të flasin për historinë e saj të fundit.
Alice Campello ka marrë një dhuratë të veçantë nga shoqja e saj, pikërisht një byzylyk floriri. Përdoruesit e rrjeteve sociale e hulumtuan byzylykun në fjalë, duke zbuluar vlerën e tij prej 7900 euro.
Ky është një “Cartier” nga linja e dashurisë. Nënteksti është i qartë në këtë rast: dashuria mund të përfundojë, por miqësia është e përjetshme.
/a.r