Kina do të thellojë bashkëpunimin dhe shkëmbimet me Bashkimin Ndërparlamentar të vendeve në zhvillim u tha gjatë takimit me kryeparlamentarë të huaj që morën pjesë në veprimtarinë me rastin e 40-vjetorit të anëtarësimit të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) të Kinës në Bashkimin Ndërparlamentar, si edhe në simpoziumin ndërrajonal mbi arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Vazhdueshëm për vitin 2024 të parlamenteve të vendeve në zhvillim, në Pekin
Presidenti kinez Xi Jinping theksoi në takim se Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera për të mbrojtur një botë të barabartë e të rregullt shumëpolare dhe një globalizim ekonomik gjithëpërfshirës me përfitime për të gjithë, duke promovuar ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit.
Presidentja e Bashkimit Ndërparlamentar dhe kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Tanzanisë Tulia Ackson, kryetari i Asamblesë Kombëtare të Namibisë Peter Katjavivi, dhe Marinus Bee, kryetar i Asamblesë Kombëtare të Surinamit, mbajtën fjalime në takim në emër të kryeparlamentarëve të pranishëm.
Ata vunë në dukje se Bashkimi Ndërparlamentar ka mbajtur një bashkëpunim afatgjatë miqësor dhe të ngushtë me AKP-në e Kinës dhe e falënderuan palën mikpritëse për angazhimin e saj në promovimin e unitetit, besimit të ndërsjellë, miqësisë e bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve të të gjitha vendeve, si edhe për kontributin e saj në zhvillimin e nismave të ndryshme të Bashkimit Ndërparlamentar dhe për vënien në jetë të Objektivave të Zhvillimit të Vazhdueshëm.