Menjëherë pasi është martuar me burrin e vjetër, që ishte 20 vjet më i madh se ajo, ka filluar të planifikojë sesi ta vrasë. Fillimisht ka kontaktuar një killer duke i ofruar rreth 50 mijë euro për ta hequr qafe, por më pas ka vendosur që ta bëjë vetë krimin… në mënyrë më makrabre të mundshme. Fillimisht gruaja e ka prerë dhe për ta zhdukur atë dhe çdo shenjë të mundshme ka nisur ta presë copa copa për tja dhënë si ushqim qenit të saj terrier.Kjo është historia e Svetlana Batukova, 46 vjeçare, e cila ka bërë aktin makabër nën efektin e drogës dhe alkolit.
Por më pas, ka ardhur një gjest i çuditshëm, ajo ka marrë në telefon policinë.
Kur ka ardhur policia, ka parë që krahët e 66 vjeçari, një gjermani me emrin Hans Henkels, ishin të shkëputura dhe i ishin dhënë qenit për tu ngrënë.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Spanjë, në vendin e njohur si Calla Millor.