Letrat e Panamasë prekën kryeministrin e Islandës, ndër qindra politikanët e lartë të përfshirë në këto skema financiare.
Ditën e djeshme Sigmundur Gunnlaugsson la dhe një intervistë përgjysëm duke u larguar direkt pas pyetjes nëse ai e pranonte apo jo përfshirjen e tij në këtë skandal.
E teksa rreth 10 mijë njerëz protestuan që ditën e djeshme për largimin e tij, Kryeministri Islandës ka kërkuar sot nga Presidenti për shkrirjen e parlamentit dhe nisjen e zgjedhjeve të reja për rrjedhojë.
Sigmundur Gunnlaugsson akuzohet se së bashku me gruan e tij kishin blerë një kompani offshore në vitin 2007, përmes ndërmjetësimit të firmës së famshme ligjore Mossack Fonseca.