• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bankers: Bie me 4% prodhimi i naftës, të dhënat për shitjen e aksioneve

by Java News
05/04/2016 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bankers arriti një prodhim mesatar prej 17,363 fuçi naftë në ditë, 4% më pak se tremujori i fundit 2015 ku mesatarja ishte 18,137 fuçi naftë në ditë. Gjatë tremujorit të parë 2016, kompania vijoi të optimizojë nivelet aktuale të prodhimit dhe të monitorojë kthimin ekonomik të të gjitha puseve në përputhje me çmimet aktuale në tregjet ndërkombëtare.

Shitjet dhe Çmimet e naftës

Në tremujorin e parë 2016, shitjet mesatare të naftës arritën në 17,280 fuçi naftë në ditë kundrejt 18,558 fundi naftë në ditë në tremujorin e katërt 2015. Inventari i naftës bruto në 31 Mars 2016 ishte 266,00 fuci kundrejt 258,000 fuçi në 31 Dhjetor 2015. Çmimi mesatar i naftës së Bankers ishte mesatarisht 21,07 dollarë për fuçi duke përbërë 62% të Brentit prej 33,89 dollarë për fuçi, kundrejt një mesatareje prej 33.62 dollarë për fuci që ishte në tremujorin e katërt 2015. Shitjet në eksport gjatë tremujorit të parë 2016 përfaqësuan 96% të totalit të shitjeve. Çmimet e shitjes ishin më ulët se parashikimi si pasojë e reduktimit të përkohshëm të tyre gjatë muajit Shkurt ku edhe eksportuesi i naftës kërkoi ulje të çmimeve si pasojë e nivelit të Brent prej 30 dollarë/fuçi. Shitjet e naftës gjatë muajit mars u rikuperuan si pasojë e rritjes së çmimit të Brent dhe ne presim përmirësime të mëtejshme gjatë tremujorit të dytë ku pritet edhe rritje e kërkesës për naftë të rëndë në tregun e jashtëm por edhe atë vendas.

Përditësimi mbi Shpimet

Si pasojë e çmimit të ulët të naftës, Bankers ka vendosur të shtyjë aktivitetin e shpimit në fillim të vitit me qëllim mbrojtjen e bilancit financiar të kompanisë. Shpimi do të rifillojë sapo çmimet e naftës të përmirësohen.

Programi i Zgjerimit të Prodhimit (EOR)

Bankers vijon të monitorojë seksionet e injektimit të polimerit dhe të ujit të cilët kanë një performancë brenda pritshmërive. Rritja mesatare e prodhimit mbi rënien gjatë muajit mars përmes strukturave EOR është mesatarisht 3,219 fuçi në ditë (çka përfaqëson 19% të prodhimit total). Prodhimi total nga strukturat EOR është afërsisht 4,952 fuçi në ditë (ose 29% e prodhimit total). Kompania konvertoi një pus prodhues në injektues në tremujorin e parë dhe aktualisht ka 48 puse me injektim polimeri dhe 5 puse me injektim uji.

Zhvillimi i Infrastrukturës

Në tremujorin e parë 2016, Bankers u fokusua në përfundimin e projekteve ekzistuese që do të ndihmojnë në optimizimin e operacioneve dhe uljen e kostove. Sistemi mbledhës në pjesën veriore ka përfunduar më shpejt se parashikimi dhe tashmë është në aktivitet të plotë.

Përditësim mbi Transaksionin e Blerjes

Në bazë të shpalljes së blerjes së kompanisë nga Geo-Jade Petroleum Corporation në 20 Mars 2016, Bankers këshillon që Asambleja e Aksionerëve të planifikohet më 31 maj, 2016. Materialet e mbledhjes do të shpërndahen në ose para 26 Prill 2016. Përveç kësaj, palët kanë filluar përgatitjen e aplikimeve të ndryshme për miratimet e nevojshme rregullatore.

Next Post

Ambasadori Gjerman thërritet disa herë nga Stambolli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In