Kryeparlamentari austriak, Wolfgang Sobotka, ka uruar përmes një mesazhi Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë.
Bashkëpunimi parlamentar bëhet edhe më i rëndësishëm në kohë të vështira gjeopolitike, shkruan Sobotka, ndërsa përshëndet fort marrëdhëniet shumë të mira mes parlamenteve të dy vendeve tona. Ai shpreh sigurinë se ky bashkëpunim do të zgjerohet edhe më tej gjatë mandatit Tuaj.
Letra e urimit të Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Austrisë
“E nderuar znj. Kryetare,
Është kënaqësi e veçantë për mua të kem mundësinë t’ju uroj për zgjedhjen tuaj si Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë.
Pikërisht në kohë të vështira gjeopolitike, si këto që po jetojmë, bashkëpunimi parlamentar bëhet akoma edhe më i rëndësishëm. Në këtë kontekst, përshëndes fort marrëdhëniet shumë të mira mes parlamenteve të dy vendeve tona dhe jam i sigurt se ky bashkëpunim do të zgjerohet edhe më tej gjatë mandatit Tuaj.
Mbetem me urimet më të mira për veprimtarinë tuaj politike si dhe për shëndetin tuaj personal.
Përzemërsisht,
Wolfgang Sobotka”.