Kreu i PL, Ilir Meta ka sulmuar sërish kreun e SPAK, Altin Dumani. Në mbledhjen e Kryesisë së PL, Meta sulmoi Dumanin e Ramën, duke thënë se kanë tentuar që të bllokojnë llogaritë bankare te PL, pasi sipas tij synimi i tyre është që ta asgjësojnë forcën politike.
“Një banke e nivelit te dyte, tentative mafioze për te bllokuar lëvizjet ne llogarite bankare te Partisë se Lirisë për te krijuar probleme artificiale me pagesat e administratës se PL.
Del një super zonjë dhe i thotë nga je ti. Jam përfaqësues i PL për të bërë veprime në emër të PL për shkak të llogarisë rrjedhëse që ka kjo parti. Këtu duhet të vijë presidenti i PL. Presidenti duhet të vijë pasi të shkojë në gjykatë, dhe meqë keni bërë ndryshime në statut. Dhe pasi të marrë vërtetim që është president, të shkojë dhe te noteri dhe në lundër, pastaj të vijë ai këtu.
Petriti u tregua tropojan tolerant. Mund ta falimentoj atë bankë për 24 orë, duke iu bërë thirrje shqiptarëve të tërheqin të gjitha kursimet, ta falimentoj më keq se Suden.
E mora, si je..
-O zoti president, tha, kënaqësi e madhe. Ti e di i thashë, që je president i PL, u thash se; cke një drejtoreshë që se di që jam, kërkon të vijë unë të firmos për të paguar pagat e punonjësve të Partisë së Lirisë. Shkoj dhe në kundër i thash unë se kam problem, kjo nuk është normale. Ai më dërgoi mesazh pas 3 orësh, më tha më vjen keq për këtë që ka ndodhur. Ua them juve dhe gjithëve, pa ekspozuar bankën, se s’dua të dëmtoj asnjë bankë. Nëse drejtori do mbante qëndrim tjetër, do u bëjë thirrje të largojnë kursimet, se o është bankë që ka falimentuar përderisa si përgjigjet PL, nëse s’kjo nuk njeh Ilir Metën president, si do njohë Dea Nakon si qytetare.
Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë partisë së tretë parlamentare. Ja e bllokuan llogaritë e PL, do bllokojnë Ilir Metën. Do fshehin aferën e detit, të Lulzim Bashës dhe ramës, po shkrimin e 28 prillit. Dumdumani kjo qenie e pështirë ka marrë njerëz peng në PL, me korrupsionin e tyre, për të ekzekutuar pluralizmin në Shqipëri”, tha ai.