Partia Demokratike ka reaguar duke hedhur akuza të forta për ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë në Pogradec, ku humbi jetën Egli Proga, 42-vjeç.
Sipas anëtarit të kryesisë së PD, Gent Strazimiri, autoritetet tentuan të fshihnin autorin dhe më pas të minimizonin aktin kriminal.
Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Gent Strazimiri:
Asnjë ‘keqkuptim’ nuk ka ndodhur në rastin skandaloz, kriminal të Pogradecit.
Përkundrazi! Skandali i vetëm, kriminal, nuk është ‘keqkuptimi’, është mirëkuptimi i të gjitha strukturave shtetërore, nga policia, tek prokuroria e gjykata, në mbulimin apo minimizimin e krimit, të përmbyllur me sukses, dje, me një vendim gjykate të ‘drejtësisë së pavarur’, të spastruar e të pasuruar me patronazhistë.
Të gjitha veprimet dhe mosveprimet e strukturave përgjegjëse, të gjitha vonesat në reagim apo në vlerësimin e situatës, janë të qëllimshme, të kryera në mirëkuptim të plotë kriminal, mafioz, me të vetmin qëllim: fillimisht fshehjen e autorëve, e pastaj minimizimin e aktit kriminal.
Kjo është atmosfera e trishtë në Pogradec, ku të gjitha organet ligjëzbatuese janë koordinuar në mirëkuptim të plotë për të fshehur të vërtetën… Prandaj ‘nuk ka’ dëshmitarë megjithëse ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, në mes të sezonit turistik, në mes të një rruge tregtare.
Ky nuk është rasti i parë, kur një patronazhist, i biri i një prokuroreje, i nipi i një rilindasi lokal apo një bandë e tërë syresh me shkopa bejsbolli e armë në dorë, vrasin në mes të ditës, barbarisht e, në fund thjesht gjobiten për ‘pakujdesi’… Kaq vlen sot në ‘bursën’ e rilindjes jeta e një qytetari të thjeshtë, pa përkrahje ‘rilindasish’, prind fëmijësh të mitur që punon e jeton me djersën e tij.
Kaq vlen jeta e një qytetari të mirë që guxon t’u thotë ‘JO’, megjithëse i vetëm, dhe që po ‘i vetëm’ mbetet edhe pasi e ka paguar me jetë guximin e tij. Egli Proga u vra nga banda e patronazhistëve të rrugës, e u përdhos nga banda e patronazhistëve në polici, prokurori e gjykatë. Banda është ‘Rilindja’ dhe Edi Rama, madje e fuqizuar aq shumë sa nuk pyet më për opinion publik, të cilin e ka asgjësuar;
*përmes blerjes së mediave, *imponimit të sistemit të kontrollit totalisht në administratë dhe drejtësi
Përmes; *përqendrimit të pushtetit në duart e fëlliqura të një individi që *po shet haptazi llokma Atdheu, *po u merr vaktin nga goja të paktën 47% të fëmijëve të Shqipërisë *po përzë nga shtëpia mbi 80% të rinisë
I nderuar qytetar, i dashur mik, Pushtetin që ka sot ia ke dhënë ti, duke ulur kokën përballë patronazhistit të lagjes, e duke pranuar paret e fëlliqura që të ofron në këmbim të votës. Pushtetin që sot ai ka për të të vrarë në mes të ditës e për të dalë pa lagur e ke në dorë t’ia heqësh vetëm ti duke i thënë ‘JO’, si Egli Proga.
Po nuk e bën dot i vetëm! Të gjithë bashkë jemi shumë më shumë se banda. Atë që nuk e bëmë kur vranë Klodian Rashën në Tiranë, Armando Meshaun në Vlorë apo kur tentuan të vrasin vëllezërit Maja në Fushë Krujë, le ta bëjmë sot duke kërkuar të gjithë bashkë drejtësi për Egli Progën. Ata duhen ndalur, e duhen ndalur sot, pa humbur kohë! O Sot, o Kurrë!
Koqe mbeten tere jeten Keta koburet e menderosura