Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë aksidentalisht në Tiranë mbrëmjen e së hënës. Policia thotë se viktima ra nga tarraca e katit të pestë në rrugën “Jordan Misja”.
Për pasojë dëmtimet kanë qenë të mëdha. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë lëndimeve.
“Më datë 12.08.2024, rreth orës 22:50, në rrugën “Jordan Misja”, aksidentalisht ka rënë nga tarraca e katit të 5-të, shtetasi K. Th., 50 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital”, njoftoi policia.
/a.r