Nazime Mulla dhe Glesantina Saraç, infermiere dhe kryeinfermiere në azilin ku u vra i moshuari, Virxhil Vesho, janë ndaluar nga policia e Tiranës.
Sipas informacionet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se të dyja ato, pasi i moshuari mbeti i vdekur nga goditjet me shkopin e hekurit nga shoku i dhomës, Zyhdi Shehi, e kanë nxjerrë trupin dhe kanë pastruar gjakun, e më pas kanë njoftuar një agjenci funerale.
Ato kanë deklaruar se i moshuari humbi jetën pasi u rrëzua. Por pas këqyrjes së trupit të viktimës, agjencia funerale e ka kthyer trupin pas, pasi dyshonin se shenjat nuk ishin nga rrëzimi, por shenja të tjera dhune.
Burime të sigurta të policisë konfirmojnë për Anila Hoxhën i moshuari është qëlluar në gjumë me bastun. Infermieret vazhdojnë të këmbëngulin se u ishte krijuar ideja që i ndjeri ishte rrëzuar.