Shtimi i turistëve dhe tregjet e reja të eksportit, bashkë me problemet e vjetra të furnizimit, kombinuar me temperaturat e larta dhe në rritje po shtojnë si kurrë më parë shitjet e ujit të pijshëm.
Të dhënat tregojnë se nga viti në vit, biznesi i ujit të pijshëm po rezulton i suksesshëm, veçanërisht pas periudhës së pandemisë gjatë së cilës mori edhe goditjen më të madhe si pasojë e mbylljes së tregjeve.
“Të dhënat nga Qendra Kombëtar e Biznesit tregojnë se tetë kompanitë më të mëdha patën mbi 9.4 miliardë lekë, apo rreth 90.4 milionë euro të ardhura gjatë vitit të shkuar.”
Në raport me vitin 2022 të ardhurat rezultojnë të jenë zgjeruan me 1.1 miliardë lekë, ndërsa në raport me 2018-n, paratë e hyrë në arkat e biznesve të ambalazhimit të ujit të pijshëm janë gati 3-fishuar.
Biznesi i ujit rezulton fitimprurës edhe pas heqjes së të gjitha kostove mbi kompanitë. Vitin e shkuar, tetë kompanitë më të mëdha fituan gati 1.8 miliardë lekë, me kursin aktual të këmbimit mbi 18 milionë euro.
Në raport me vitin 2018, fitimet e kompanive janë rritur me 4.5 herë.
Bazuar te të dhënat e Entit Rregullator të Ujit dhe shifrave që raportohen në Qendrën Kombëtare të biznesit, një shqiptar shpenzon përafërsisht 60 lekë në ditë, 1 mijë e 800 lekë në muaj apo 21 mijë e 60 lekë në vit për ujë të pijshëm.
Shifrat e turistëve, por edhe të dhënat e doganave mbi eksportet paralajmërojnë për fitime të kënaqshme të kompanive të ujit edhe gjatë këtij viti.
/a.r