Ethet pranverore janë të vërteta. Nëse ju keni vënë re se ecni me një ritëm disi më të shpejtë, për shkak të motit, atëherë kjo nuk përbën rastësi. Ditët më të ngrohta ndikojnë direkt në gjendjen shpirtërore dhe sjelljen tuaj.
Siç shkroi dikur shkrimtari i njohur amerikan Ernest Heminguej: Kur vinte pranvera madje edhe ajo pranverë e gënjeshtërt, problemet zhdukeshin, përveçse njërit, si të ishe më i lumturi.
Përveçse ka qenë një mjeshtër fjale, Hemingueji gjithashtu ishte i zoti që të tregonte saktësisht në lidhje me efektin që kjo stinë jep: Ethet pranverore, me sa duket, janë të vërteta. Nëse ju keni vënë re se ecni me një ritëm disi më të shpejtë, për shkak të motit, atëherë kjo nuk përbën rastësi. Ditët më të ngrohta ndikojnë direkt në gjendjen shpirtërore dhe sjelljen tuaj. Më poshtë janë disa mënyra se si temperaturat e ngrohta prekin sjelljen tënde.
Nën diell, pozitiviteti rritet
Sipas një studimi të bërë në vitin 2004 nga Universiteti i Miçiganit, të gjithë ata persona të cilët kalonin 30 minuta jashtë në një mot të këndshëm, kanë një gjendje shpirtërore të lumtur. Nuk ka rëndësi nëse ata kanë shfrytëzuar diellin, e kanë dalë gjatë muajve të dimrit, apo kur vjen pranvera. Gjithashtu, një tjetër studim i ngjashëm arriti në përfundimin se koha e ngrohtë të heq stresin dhe të sjell pozitivitetin. Gjithsesi edhe pse dielli mund të ketë efekt pozitiv, prapë ai e ka të vështirë që ulë stresin kur një marrëdhënie zbehet, apo kur ke presion në punë.
Në verë, dielli bëhet shqetësues
Lidhja mot-humor është pozitive, por deri në njëfarë pike. Kërkuesit e Universitetit të Miçiganit arritën në përfundimin se efekti i sjelljes së gjendjes shpirtërore pozitive nuk do të jetë i njëjti, kur njerëzit ekspozohen në temperatura të larta. Edhe pse vera sjell ditë me shumë dritë dhe me diell, sërish njerëzit rrezikojnë të pësojnë goditje kardiake dhe dehidratim. Profesori i asociuar, Brent Solvason, nga Universitetit i Stanfordit tha: “Ka një ndjesi të qartë parehatie për shkak të shtypjes që ushtron nxehtësia. Si dehidratimi, ashtu edhe ataku kardiak, mund të influencojnë shumë në humorin dhe në rastin më të keq, dëmtojnë trurin”.
Më i lumtur kur ditët janë më të gjata
Ndërrimi i orës me qëllim shpëtimin e dritës gjatë ditës ndoshta ka sjellë shumë murmuritje nga një pjesë e njerëzve, të pakënaqur që humbën një orë gjumë. Por, ana pozitive është se ata do të përjetojnë një orë më shumë dritë. “Njerëzit thjesht ndihen mirë kur ditët janë më të gjata dhe kur ka më shumë rreze dielli. Varieteti dimëror i çrregullimeve stinore që prekin njerëzit më shumë, është i lidhur me faktin se sa e gjatë është një ditë. Duhet ta dini që ato orë ekstra me diell, bëjnë një diferencë të madhe”, tha Rohan-i.
Disa njerëz dëmtohen nga pranvera
Edhe pse nuk është shumë e pranishme, ka njerëz të cilët vuajnë nga çrregullimet gjatë pranverës dhe verës. Të diagnostikosh dhe të trajtosh çrregullimin mund të jetë e komplikuar, sipas doktor Solvason-it, përgjithësisht se kjo temë studimi është më sfiduese.
Çrregullimet që prekin njerëzit gjatë pranverës dhe verës përkeqësohen nga shtimi i të nxehtit dhe lagështirës. “Këta faktorë janë realisht më të ndryshëm në periudhën dimërore, që karakterizohet nga mungesa e dritës dhe ditë më të shkurtra. Duhet thënë se numri i atyre njerëzve që përjetojnë çrregullime nga pranvera dhe vera është shumë më i pakët, krahasuar me ata që vuajnë në dimër”, tha studiuesja Rohan.
Temperaturat e ngrohta rrisin lindshmërinë
Sipas “Scientifick American” ka një lidhje midis periudhave stinore dhe ngjizjes së fëmijëve. Në Europë ka një rritje me 10% të lindjeve në muajin mars, e kjo do të thotë se bebet u ngjizën rreth qershorit. Studimi gjithashtu tregon se hormoni i testosteronit te meshkujt dhe hormonet femërore të lidhura me ovulimin, shkojnë mbi nivelet mesatare gjatë muajit qershor.
Gjatë pranverës rritet aktiviteti fizik
Ku ka mënyrë më të mirë për t’u stërvitur se sa jashtë në natyrë. Ethe pranverore duket se janë një fenomen aktual dhe njerëzit kënaqen me të duke bërë një jetë më aktive, sipas ekspertëve në Universitetin e Karolinës së Veriut, përcjell GSh.
Moti i ngrohtë të bën më kreativ
Universiteti i Miçiganit gjeti se duke bërë një jetë aktive në natyrë, mund të përmirësohet kujtesa dhe të rritet kreativiteti. “Të jesh jashtë kur moti është i mirë, është një mënyrë për të larguar lodhjen dhe për të vënë në vend trurin”, tha Mathew Keller, një nga autorët e studimit. “Çdokush mendon se moti i ngrohtë prek humorin. Ne bëmë rikërkime dhe gjetëm dy faktorë të ndryshëm: sa kohë ti kalon jashtë dhe çfarë stine jemi. Nëse kalon nga dimri në pranverë dhe qëndron jashtë për një kohë të mjaftueshme, atëherë ndryshimi është i dukshëm”.