Duket se është ndërruar stina dhe po ashtu dhe dëshirat apo shijet, këtë vit më shumë se kurrë për shkak të një dimri të pazakontë.
Bishtajoret për t’u gatuar
Një nga bishtajoret më të të preferuar sigurisht që janë bathët. Mund të hahen të gjalla ose të ziera apo të gatuara në tigan, ose t’i ruani gjatë vitit në formë të thatë. Në prill, bathët janë veçanërisht më të butë dhe më të ëmbël. Gjenden në tre varietete: bathët e mëdha, me fara të mëdha, lloj që gjenden rëndom në treg; bathët e vogla të cilat më së shumti përdoren në zooteknikë apo për mbjellje dhe bathët e madhësisë së mesme që gjenden në treg edhe në formë të ngrirë.
Bathët e prillit shijohen më së miri të gjalla, ndoshta me pak djathë kaçkavall deleje. Nëse i hani të ziera, nevojiten vetëm disa minuta, por edhe bishtajat nëse zihen për 4-6 minuta dhe skuqen në tigan me pak vaj ulliri dhe speca të kuq djegës janë një surprizë e vërtetë. Në përgjithësi bathët mbajnë një sasi të lartë të vitaminave të grupit B, fibra, hekur dhe proteina. Të pagatuara, përveçse këtyre, janë të pasura dhe me vitaminë C.
Çikorja e egër
Një tjetër barishte për t’u shijuar është dhe çikorja e egër, ajo që zihet dhe kalohet në tigan me vaj dhe hudhër dhe spec djegës. Thjesht e shkëlqyer, përveçse është e pasur me elementë shumë të ushqyeshëm për organizmin tonë. Mban vitaminë A dhe C, kalcium, fosfor, hekur dhe karbohidrate. Ka veti pastruese duke rregulluar funksionet intestinalë, të mëlçisë dhe të veshkave. Nga fundi i muajit, surprizë tjetër janë kungujt dhe specat, në veçanti specat e kuq dhe ata të ëmblit. Perimet e tjera të sezonit janë karotat, lakra e Brukselit, qepët e njoma, preshi, rrepët dhe rukola.
Frutat
Përsa u përket frutave, tani do të ishim prezantuar me luleshtrydhen, por i kemi parë në treg që në shkurt. Në prill shohim sërish portokalle, dhe të cilësisë së mirë madhe. Mjaft i shijshëm është dhe kivi, ndonëse na duhet t;u themi lamtumirë mandarinave. Po kështu rreth fundit të muajit do të mirëpresim me shumë dashuri dhe “mbërritjen” e qershive, një frut i mahnitshëm.