Zyrtarët grekë po i bëjnë presion Shqipërisë që të adresojë shqetësimet në lidhje me integritetin e zgjedhjeve bashkiake në qytetin e Himarës. Kështu bën të ditur media e njohur greke, Ekathimirini, e cila citon burime ekskluzive për SKAI TV.
“Pretendimet nga minoriteti grek për manipulimin e listës së votuesve dhe mohimin e të drejtës së votës për shkak të kartave të identitetit të skaduara ngrenë dyshime serioze për procesin. Parimet demokratike dhe standardet europiane kërkojnë që autoritetet shqiptare të adresojnë këto shqetësime”, theksojnë burime për median greke SKAI TV.
Zgjedhjet lokale në Himarë u fituan nga kandidati i Partisë Socialiste të Shqipërisë Vangjel Tavo. Ai fitoi me 58.62% të votave, ndërsa Petro Gjikuria mori 41.38%.
/a.r