• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Himara është Shqipëri!

by Endri Kajsiu
05/08/2024 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu

Himarjotë të mirë e të ndershëm, sot është dita juaj. Zoti e solli si me dorë që të mos mbani më mbi shpinë Goro qafirin, Beler çobanin apo Petro limonin, por të zgjidhni Vangjel Tavon. Një politikan të pjekur që jeton me hallet e njerëzve të thjeshtë, një mjek që di të shërojë plagë dhe një burrë zotni që di të bëjë miq e dashamirës nga çdo krah pa dallim bindjesh politike, identitetesh dhe besimi fetar!

Himarjotë të paqtë dhe të mençur, është e vërtetë që nuk e keni merituar qeverisjen nga politikanë të korruptuar, që vegjetojnë e vënë gjoba në 500 m² vend në Tiranë, nga selia e ish-PD-së deri te Ballkoni i Saliut, që prej dekadash turpërojnë këtë vend. Njësoj si pretendimi i radhës, që medemek 6157 qytetarëve iu mohua e drejta e votës në Himarë. Këto nuk votuan as në 14 maj 2023, edhe pse u shty afati i kartave të skaduara ID, aty i kishin emrat por nuk denjuan as të kthejnë sytë nga Himara. Kuja e mohimit të të drejtës së votës për këtë kategori “shqiptarësh” është një tjetër thikë pas shpine dhe tradhti kombëtare që i bëhet Shqipërisë dhe kombit nga të njëjtët njerëz!

Tradhtia, gjuha e helmatisur dhe teatri tragjiko-komik në Shqipëri nuk janë thjesht nocione, por kanë emra të përveçëm dhe strumbullari është vetëm një – Sali Berisha. Prandaj, sot po të drejtohem publikisht me dy pyetje: A meriton të quhet shqiptar një votues që nuk ka as kartë ID dhe as pasaportë shqiptare, por vetëm ato të Greqisë? A meriton të votojë në Himarë ky lloj shqiptari?

Normalisht, asnjë shqiptar nuk pret që SB të reflektojë mbi këto pyetje, por çdo shqiptar e ka të qartë se ky votues me demek shqiptar nuk ka respekt për këtë vend. Ai është “eladhasi” i radhës që e përdor emrin e tij në listën e zgjedhësve në Shqipëri për të bërë shurrën në kutitë e votimit në Himarë, sa herë që i hyn në punë Greqisë, OMONIA-s dhe qarqeve ekstremiste greke. Këta janë qytetarë shqiptarë në lista sa për sy e faqe që kanë kartat ID dhe pasaportat greke, por nuk denjojnë madje e kanë për turp të mbajnë dokument identiteti shqiptar! Këto fyejnë edhe vetë minoritetin grek në Shqipëri që kontribuon në mënyrë aktive në ekonominë dhe politikën e Tiranës zyrtare. A këta mbron ti, Sali Berisha? A këtyre u është mohuar e drejta e votës sot në Himarë? A këtyre që ngrinin zërin pa pikë turpi përpara qendrave të votimit dhe kërkonin të votonin me kartë apo pasaportë greke? Mbrojtja që i bën SB dhe Ilir Meta kësaj fare votuesi është fyese për çdo shqiptar që i thotë bukës bukë e ujit ujë, por edhe për pakicën greke në Himarë që e duan Shqipërinë si vendin e tyre !

Të lejosh një shtet të huaj të vendosë për qeverisjen vendore të Shqipërisë dhe ti bëhesh çadër kësaj politike kjo mban erë tradhtie kombëtare Sali dhe ti si i rregjur në këtë fushë e di më mirë se kushdo tjetër !

Kjo është vetëm njëra prej fijeve të nyjës. Sikur të ishte vetëm kaq. Por, kur tradhtisë i jepet zë dhe hapësirë mediatike, bëhet më e dukshme dhe shqetësuese. Ankohen për vjedhje votash nga Edi Rama në Himarë!

Meqë u jepni zë dhe figurë, pyeteni Sali Berishën, Mul Nokën, Ilir Metën, Vangjel Dulen, Peç Vasilin e të gjithë leha-qenët e tjerë të opozitës së mbaruar që pasi zhdëpen me birra e sufllaqe greke nga zyra në Tiranë dhe nga pedonalja e Himarës: A quhet blerje votash ardhja e njerëzve me dhjetëra autobusë nga Greqia me biletë e hotel të paguar në Himarë? A është vetëm krim elektoral apo më rëndë se kaq tradhti kombëtare?

I kërkoj ndjesë lexuesve që u zgjata pak në këtë revoltë timen të brendshme, por realisht më vjen turp për opozitën e vendit tim. Nga ana tjetër, s’mund ta mohoj krenarinë që ndiej për himarjotët e ndershëm që ma morën hakun duke votuar Vangjel Tavon dhe duke mos e lejuar Sali Berishën të fusë përçarjen dhe vëllavrasjen mes himarjotëve, ashtu siç ka bërë në Tropojë, ku mbi 400 djem nënash kanë mbushur livadhet e bjeshkëve në varreza!

Himarjotët folën bindshëm. Tani është në nderin e Edi Ramës dhe Vangjel Tavos të bëjnë realitet premtimet për Himarën e bukur shqiptare, ku jetojnë në paqe dhe harmoni prej shekujsh shqiptarët autoktonë dhe një pakicë greke që e duan Himarën shumë më shumë sesa banda e politikanëve të korruptuar të opozitës në Tiranë!

Edi dhe Tavo, nëse nuk i bëni himarjotët të ndjehen zot në shtëpitë dhe tokat e tyre dhe Himarën perlë të turizmit siç e ka pikturuar Zoti, mos na çani më dërrasat me përralla nacionalizmi. Jemi të lodhur nga irredentizmi grek dhe përrallat e të shkuarës.

Urime Edi, urime Vangjel, nga sot keni 3 vite kohë që Himara kurrë më mos jetë mollë sherri mes shqiptarëve dhe grekëve të Athinës, të cilët presin me shkrepëse në xhep që tokës shqiptare t’i vendoset flaka, por pa bereqet!

Himarjotët presin çdo të ndodhë nga nesër!

Next Post
Streha e kafshëve në Tiranë me standarde europiane, Veliaj apel qytetarëve: Mos i braktisni kafshët në rrugë, silleni për adoptim

Pastrimi i mbeturinave/ Veliaj apel bizneseve të mos i hedhin mbetjet në koshat për familjarët: “Tolerancë zero për shkelësit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In