Një 25-vjeçar është arrestuar sot në Himarë pasi shiste kokainë dhe kanabis në lokalet e natës.
Gjatë kontrollit ne dhomën e hotelit ku ai qëndronte policia gjeti kanabis të ndarë në doza të bërë gati për shitje.
Ndërkaq materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.
Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronte ky shtetas, në Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën 20 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe disa doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen, kryesisht në lokalet e natës, në zonën e Himarës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.
/a.r