Familja e futbollistit të Barcelonës Leo Messi ka reaguar me një deklaratë për mediat, ku mohojnë se ylli katalanas është i përfshirë në raportet e fundit të cilat e lidhin atë me pastrim të parave në kuadër të skandalit “Panama Papers”.
Ata thonë se të gjitha akuzat kundër tij janë të rreme dhe se po shqyrtojnë mundësinë që të padisin të gjitha mediat që kanë shkruar.
“Lionel Messi nuk ka kryer asnjë aktivitet për të cilin flitet dhe këto janë akuza të rreme, të cilat kanë të bëjnë me evazion fiskal dhe krijimin enjë rrjeti të pastrimit të parave”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga familja Messi.
Ata insistojnë se kompania për të cilën është bërë fjalë, Mega Star Enterprises është joaktive e cila kurrë nuk ka pasur fonde në llogari rrjedhëse.