Ditën e sotme të gjithë qytetarët e Himarës u janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e tij.
Kreu i KQZ Ilirja Celibashi tha se procesi i numërimit pritet që të përfundojë në orët e para të mëngjesit. Megjithatë ai shtoi se e rëndësishme është që të respektohet afati ligjor, pra ora 22:00 e ditës së nesërme.
Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ: Besoj që në orët e para të mëngjesit do të jetë i përfunduar procesi i numëruar, por ngelet për t’u parë gjithmonë. E rëndësishme është që në finale të respektohet afati ligjor, ora 22:00 e ditës tjetër. Nëse do të jetë e mundur që anëtarët e grupeve të numërimit dhe Komisioni zonal i Administrimit Zgjedhor do të operojë më shpejt është e mirëpritur për të gjithë.
Ne kemi komunikimin e vazhdueshëm me partitë politike që eventualisht të marrin masa për ata anëtarë të grupeve të numërimit që realisht në fakt duhet ta pranojmë procesi i numërimit është një proces i lodhshëm dhe mënyra se si ne operojmë për të nxjerrë rezultatin mendoj se nuk është ajo më e mira.
/a.r