Pasi vrapuan tok’ në Bulevard, ditën e ndërgjegjësimit për autizmin, kryebashkiakun e pamë në promon e Top Channel teksa i la një takim intrigues prezantueses sexy.
“Të pres lart tek tarraca”, u hodh në aksion Erion Veliaj, ndërsa Luana u shkri së qeshuri me sportivitetin e Erionit që ishte akoma i djersitur nga vrapi.
Nuk kaluan shumë orë dhe kureshtja u shua. Fantazia e Luanës për të shfrytëzuar intervistën me kryetarin e Bashkisë mbi çati, u shfrenua… Ajo nisi një garë me të, për të parë se kush e dredh belin më mirë me Ula Hop?