• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kroacia vendos dy kushte për negociatat Serbi – BE

by A R
04/04/2016 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kroacia ka vendosur dy kushte për Serbinë për të vazhduar rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian që kanë të bëjnë me dhënien fund të ndërhyrjes në juridiksionin kroat për gjykimin e krimeve të luftës të kryera në gjithë territorin e ish-republikës jugosllave si edhe rregullimin e të drejtave të minoritetit kroat në Serbi me një marrëveshje dypalëshe, deklaroi sot ministri i Jashtëm kroat, Miro Kovaç.

”Pa plotësimin e këtyre dy kushteve, Serbia nuk mund t’i vazhdojë negociatat”, theksoi Kovaç.

Dy javë më parë, Kroacia vuri veton hapjen e bisedimeve të Serbisë me BE-në lidhur me kapitullin që rregullon të drejtat e njeriut dhe drejtësinë.

Kovaç kujtoi se Gjermania dhe Britania e Madhe e kishin kushtëzuar hapjen e bisedimeve me Beogradin me fillimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Ligji që Zagrebi kërkon të shfuqizohet i lejon Serbisë të gjykojë krimet e luftës të kryera nga të gjitha palët në konfliktin e viteve ’90 të shekullit të kaluar, edhe në Bosnje dhe Kroaci, çka do të thotë shtrirje e juridiksionit serb edhe në këto dy shtete.

Ndërkohë, minoriteti kroat në Vojvodinë numëron rreth 50 mijë persona, ndaj 80 mijë që ishte para shpërbërjes së Jugosllavisë. Statusi i këtij minoriteti është i rregulluar nga një ligj serb, ndërkohë që Zagrebi kërkon tashmë një marrëveshje mes dy vendeve.

Next Post

Jeta në territoret e ISIS, rrëfehet gazetari që hyri mes krerëve terrorist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com