Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ambasadori Amerikan Donald Lu u takuan me nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universiteteve nga i gjithë vendi për të kujtuar 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri – Amerikë.
Pas fjalës përshëndetëse nga Ministri Bushati dhe Ambasadori Lu, studentët morën pjesë në një bashkëbisedim duke u përqendruar në marrëdhëniet e forta dhe të ngushta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.