Nga Artur Ajazi
Kongresi i Partisë Socialiste, nuk ishte i papritur. Ishte njoftuar ditë më parë mbajtja e tij, ashtu siç ishin njoftuar “nën zë” ndryshimet e deklaruara nga Edi Rama. Priten në fakt edhe ndryshime të tjera. Por “kur ti vijë rradha”. Në fakt, ky kongres i Partisë Socialiste, tregoi shkallën e lartë të emancipimit politik ndaj grave, ashtu siç tregoi ndryshimin e pritshëm në gjithë strukturën e tij ndërtuese dhe reaguese, duke përsorur klimën e brëndshme.
Edi Rama gjithmonë ka bërë kongrese të larmishme përsa i përket fazës dhe procesit të ndryshimeve në qeveri dhe jo vetëm. Kongreset e socialistëve, ndryshojnë shumë nga pleniumet që bëjnë demokratët. Berisha kurrë nuk ka arrtitur të bëjë “kongrese partie”, dhe kurrë nuk janë parë dhe pritur me interes pleniumet e tij. Kjo për faktin sepse në PD, “uji qelbet” dhe nuk ndryshon kurrë.
Ndryshe ndodh me Partinë Socialiste, ku kongreset e saj, në vite janë karakterizuar liria e fjalës, nga debati i ashpër, rrahja e problematikave dhe kundërshtia mes kryetarit dhe delegatëve apo ministrave. Të mos harrojmë skenat e KPD-së dikur, apo dhe ato në kongrese, ku ka patur debate mes lidershipit të partisë dhe delegateve, të cilat kanë qenë konstruktive dhe qytetare, duke arritur emancipimin e dëshiruar politik të cilin e kërkonte edhe anëtarësia. Ndryshe nga socialistët, në Partinë Demokratike, klima në pleniumet e saj, ka qenë mbytëse, denigruese, ku mungonte dhe mungon edhe sot debati mes kryetarit dhe anëtarëve të kryesisë, mes tij dhe anëtarëve të Keshillit Kombetar, dhe ku propozimet dhe miratimet bëhen me urdhër nga Berisha.
Po ashtu, dhe hapja e madhe e Partisë Socialiste, si dhe rritja e pritshme e asaj force politike nga njëri mandat, në mandatin pasardhës qeverisës, e ka burimin tek alternative, program dhe idetë e qarta, që ajo forcë politike ka për një Shqipëri Europiane. Partia Socialiste, edhe pas afro 3 mandate qeverisëse, shihet sërish nga shqiptarët si garantuesja dhe favoritja e duhur për mandatin e katër, pas zgjedhjeve të 2025. Edi Rama, vazhdimisht ka kërkuar dhe insistuar nga të vetët, në qendër dhe në bazë, rifreskimin e Partisë Socialiste, futjen e emrave dhe figurave të reja në parti, si garanci absolute për të forcuar rolin e saj në qeverisjen e vendit.
Mes kongresit të Ramës, dhe pleniumit të Berishës, ka një hendek të madh, ndaj natyrisht shqiptarët kanë preferuar të parën. Punët e mbyllura në këto vite, apo investimet e nisura dhe të përfunduara në kohën e caktuar, projektet madhore dhe investimet që presin nisjen në terren të punimeve, janë premtimet e mbajtura nga një parti, që sheh përpara, dhe nuk u kthehet kurrë më historive të saj të vjetra, që Berisha i mban në sëndukun e tij, për të justifikuar humbjen, dhe mbajtur vehten në krye të partisë së pleniumeve.
Edi Rama, kurrë nuk ka përdorur kongreset për të përjetësuar postin dhe fatin e tij politik, ashtu siç ka bërë Berisha me pleniumet e tij. Ky ndryshim ka në themel, lirinë dhe demokracinë e brëndshme që ka nxitur Edi Rama në PS, ndryshe nga shtypja dhe terrori psikologjik që Berisha ka instaluar prej 34 vitesh në Partinë Demokratike.