Deputeti socialist Erion Braçe ka vlerësuar punën e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, e cila pas 3-vitesh në këtë detyrë, njoftoi në seancën e fundit plenare për këtë sesion, se ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore si kryeparlamentare.
‘Nikolla fuqia e qetë e Kuvendit!’- shkruan Braçe në një postim të shkurtër në rrjetet sociale.
Nikolla mbylli rrugëtimin 3 vjeçar si Kryetare Kuvendit, dhe përmes një deklarate të shkurtër tha se për arsye shëndetësore largohet nga kjo detyrë, ndërsa bëri thirrje që ky largim të mos interpretohet politikisht.