Pak orë pas dorëheqjes së Joe Biden nga gara presidenciale, u nominua Kamala Harris. Por a është ajo një rivale e denjë për ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë Donald Trump?
Bazuar te sondazhet e deritanishme, Harris nuk është në lartësinë e Biden, por është afërsisht në pozicionin që ai ishte para se të shpallej President. Të gjithë rivalët e mundshëm kryesorë të zonjës Harris për nominimin e kanë mbështetur atë, ashtu si edhe ish-kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi e cila mbetet një personat më me ndikim në politikën demokratike.
Por çfarë mund të bëjë Harris?
Ajo duhet të marrë çdo mundësi në dorë, të aktivizojë bazën e demokratëve e cila javët e fundit po shkonte drejt dëshpërimit. Është e nevojshme që “turma” të mbushet me entuziazëm.
Pa u bërë 24 orë nga dorëheqja e Biden, Harris ka mbledhur rreth 62 milion euro donacione të reja, totali më i madh 1-ditor i çdo kandidati në këtë cikël zgjedhor. Kjo, bashkë me 100 milion dollarët që merr nga arka e mbledhjes së fondeve Biden-Harris mundëson një bazë të fortë financiare për fushatën e ardhshme.
Arma më e fortë që Harris ka në këtë moment është “mprehtësia” e saj duke marrë parasysh se kundërshtarët politikë i sulmonin demokratët duke përmendur moshën e Biden.
59 vjeçarja, është një kandidate më energjike dhe e aftë, edhe pse do garojë me Donald Trump i cili moshën e tij nuk e konsideron aspak si një disavantazh. Harris ka afruar edhe votuesit me ngjyrë, të cilit në mbështetje të Biden kanë qenë më të paktë muajin e fundit. Shtuar këtyre dhe pakica të tjera të cilat mbështesnin Barack Obamën, duke qenë se ky i fundit e ka treguar qartë që e do Harris në garë.
Edhe “sfondi” i saj si prokurore mund të jetë një plus i madh. Çështje të tjera që Harris i ka ndjekur si ajo e abortit apo për të drejtat riprodhuese të grave, veçanërisht në zonat periferike.
Ndoshta sfida më e madhe për Harris është marrja e detyrës dhe fakti që publiku nuk e njeh mjaftueshëm.
Zëvendëspresidentja ka shansin që në ditët në vijim të depërtojë te publiku amerikan. Ajo ka në dorë “biletën” për në skenën më të madhe politike të Shteteve të Bashkuara dhe nëse do fitoren, duhet ta shfaqë veten një konkurrente të fortë.
/a.r