Kështjella e gurtë e qytetit të Gjirokastrës çdo ditë e më shumë po mirëpret turistë nga mbarë bota. Vizitorët e shumtë që spikasin më tepër dhe vijnë për të kaluar disa ditë pushimi ngelen spanjollët.
Monumenti kryesor dhe i parë që ata preferojnë të vizitojnë ngelet pikërisht kalaja.
Ata shprehen të kënaqur që kanë mundësi të shikojnë nga afër këto vlera, tradita dhe kulturë që ofron Gjirokastra.
“Jam nga Spanja është hera ime e parë që vij në Shqipëri. Një miku im më sugjeroi për të vizituar Gjirokastrën. Zgjodhëm të vizitojmë kalanë fillimisht, ku çdo gjë këtu është impresionuese. Do të qëndrojmë dy ditë për të shijuar çdo bukuri të këtij qyteti”.
“Prej tre ditësh ndodhem në Gjirokastër, më pëlqen që është një qytet i vjetër me tradita, njerëz mikpritës. Së bashku me bashkëshorten time po vizitojmë kalanë e cila ka një pamje të mrekullueshme piktoreske. Do të vijmë përsëri sapo të na jepet mundësia”, shprehet turistët.
Gjirokastra tashmë është kthyer në një prej pikave më kryesore të turizmit në vend, ku po preferohet të vizitohet gjatë 365 ditëve të vitit nga turistët.