“La Gazzetta dello Sport”, gazeta me tirazhin më të madh në Itali dhe një nga sportivet më të mëdha e të respektuara në Europë, sot feston 120-vjetorin e numrit të parë.
Për herë të parë, “Gazzetta” ka dalë më 3 prill 1896, në Milano, pak ditë para Lojërave Olimpike të Athinës, gjithashtu të parat në historinë moderne.
Për përkujtimin e 120-vjetorit, “Gazzetta” ka nxjerrë sot në treg 1 milionë kopje, të shtypura në letër me ngjyrë të gjelbër, pikërisht ashtu siç ka qenë numri i parë, para se të bëhej me rozën karakteristike të mëvonshme. Edhe faqja në internet ka dalë me të njëjtën ngjyrë.