• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bino: Vendi i shqiponjave nuk duhet të zhdukë shkabat

by Aalison Pearse Stevens
03/04/2016 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE JAVANEWS/ Taulant Bino, një ndër ekspertët më të mirë shqiptarë në fushën e mjedisit dhe njohës mjaft i mirë i botës së shpendëve në Shqipëri, hedh dyshime serioze, lidhur me fotografinë e shfaqur disa ditë më parë, në të cilin shfaqet një person që mban në duar një shkabë të vrarë. Në një prononcim të tij për Javanews.al ai shprehet se është e vërtetë që në foto është një “shkabë mjekrroshe”, por dyshimet janë të arësyeshme për vendin dhe kohën kur ajo shkabë është vrarë. Bino bën të ditur se një “shkabë mjekrroshe” e vrarë dhe e ballsamosur gjendet edhe në një lokal në Kukës, dhe është e paqartë nësë bëhet fjalë për të njëjtën shkabë apo për një shkabë tjetër.

tau

“Ajo që shohim në foto është një lloj shkabe të cilën ne mendojmë se është zhdukur rreth viteve 2004- 2007. Vrasja e tyre është pak e vështirë. Por ajo mund të jetë vrarë pasi ka ngrënë kërmë dhe në momentet e para ajo e ka të vështirë të fluturoj. E kam parë disa herë atë foto dhe kam dyshime nëse ajo është një shkabë e vrarë këto muajt e fundit”, thekson Bino.

Sipas tij, shkaba është një shpend i rrezikuar në mjedisin shqiptarë për shumë arësye, të cilat nuk lidhen thjeshtë drejtpërdrejtë vetëm me njeriun, por nga një problematikë komplekse. Bino bën të ditur se shpesh herë barijtë, për të mbrojtur bagëtitë nga ujqërit, vendosin bagëti të ngordhura, të cilave u helmojnë mishin. Ka raste që këto kërma kurth tërheqin edhe shkabën, e cila bie viktimë e përpjekjeve të barinjve për të mbrojtur bagëtit nga tufat e ujqërve.

“Pra në këtë rast nuk është se kemi të bëjmë me një vrasje me dashje të shkabës. Por nga ana tjetër ka edhe gjuetarë, të cilët nuk ngurrojnë t’i vrasin ca për hir të fanatizmit të pasionit të tyre për gjuetinë dhe ndonjë herë edhe për shkak të paditurisë. Kemi një shtim të armatosjes së njerëzve me çifte, të cilët pretendojnë se merren me gjuetinë. Kjo është një praktikë jo pozitive, po të kemi parasysh se disa vende të Eurpës perëndimore, gjithnjë e më shumë po marrin masa për reduktimin e dhënieve të lejeve për gjueti si dhe të shitjes së armëve të gjahut”, shprehet Bino.

Ai informon se Shqipëria shumë vite më parë ka pasur kolonitë e saja të shkabave, të cilat kanë ardhur gjithnjë e duke u rralluar. Sipas tij, në vendin tonë kanë qarkulluar disa lloje shkabash: 1 Shkaba e zezë e cila është zhdukur; 2. Shkaba mjekrroshe; 3. Shkaba kali qyqes.

“Zhdukja e disa shkabave tregon një raport problematik me natyrën. Shkaba “kali qyqes” është pak më e përhapur pasi në Shqipëri mendohet se janë ende 6 çifte riprodhuese. Gjithsesi, kjo panoramë duhet të na ndërgjegjësojë që të jemi shumë të kujdesshëm sidomos në raportin mes shpendëve dhe gjuetis. Moratoriumi për gjuetinë ka anën e saj pozitive, pasi pikë së pari ua bëri të pamundur shumë gjuetarëve Italian të vijnë e të bëjnë gjueti në vendin tonë. Ata vërtetë kanë bërë kërdin. Por nga ana tjetër nëse moratoriumi nuk zbatohet pasojat do të vijojnë të jenë ende të dëmshme”, shprehet Bino.

(javanews.al) Me. Ar

shkaba1

Next Post

Vrasja në Kurbin, konflikti ishte për rrugën e hidrocentralit të Vinjollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com