TIRANE
Në ceremoninë e veçantë të organizuar nga Bashkia e Tiranës, ku u nderuar me “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu nuk i kurseu fjalët e mira për transformimin që ka pësuar Tirana në 10 vitet e fundit. Ai falenderoi Veliajn për vlerësimin dhe tha se pas 10 vitesh gjen një Tiranë totalisht të transformuar për mirë.