Dhurata më e vlefshme që secili prej nesh mund t’i bëjë vetes është konsumi i duhur i frutave dhe perimeve. Gjithsesi, duhet të dimë se ka disa perime që nuk duhen konsumuar të pagatuara, pasi mbartin shumë rreziqe për shëndetin tonë.
Domatet, spinaqi, karotat, asparagusi dhe kërpudhat janë pesë perimet që bëjnë pjesë në këtë kategori. Për shembull, likopeni i gjetur tek domatet rritet me ngrohjen. Megjithatë, nuk duhet tepruar me gatimin, pasi përmes këtij procesi mund të shkatërrohen shumë vitamina të tjera të dobishme.
Gatimi në avull përbën mënyrën ideale për ruajtjen e vlerave ushqyese të perimeve.