Këtë të mërkurë në orën 21:00 në “Elbasan Arena” Egnatia kampione në fuqi e Shqipërisë luan ndeshjen e kthimit kundër Borac Banja të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Këtë të mërkurë në orën 21:00 në “Elbasan Arena” Egnatia kampione në fuqi e Shqipërisë luan ndeshjen e kthimit kundër Borac Banja të Bosnjë dhe Hercegovinës, sfidë e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Champions League.
Një javë më parë në Bosnjë kampionët e Shqipërisë humbën 1-0 me një gol në shtesë, teksa ndeshja u ndërpre për më shumë se dhjetë minuta pasi ekipi i Borac është tërësisht serb. Kundër lojtarëve tanë u hodhën ofendime dhe racizmi mbretëroi në stadium, teksa rrogozhinasit kishin kundër edhe arbitrin polak Stefanski, që iu dha dy kartona të kuq.
Sot trajneri Edlir Tetova nuk do ketë të gatshëm mbrojtësin Edison Ndreca dhe mesfushorin Arbin Zejnullai. Në Elbasan pritet që tifozët të jenë të shumtë në mbështetje të Egnatias, kjo për të thyer edhe racizmin serb, duke dhënë një shembull qytetarie. Kujtojmë që për Egnatian kjo është hera e parë që merr pjesë në këtë kompeticion.
“Gjendja është shumë e mirë, lojtarët kanë treguar një mobilizim shumë të mirë gjatë gjithë javës. Edhe në aspektin fizik çdo gjë është në rregull. Normalisht janë tre mungesa, ndikojnë, por kam besim edhe te lojtarët e tjerë, çdo gjë do jetë gati. Mbështetja na jep shtysë, na jep doza të mira për ndeshjen. Çdo tifoz besoj e ndjen, është Champions League.
A është kjo ndeshje një sfidë personale e Tetovës? Nuk mendoj se është sfidë personale”, tha trajneri rrogozhinas.
Kapiteni Renato Malota foli për moralin e ekipit në këtë takim.
“Morali është shumë i lartë, ka vetëm pozitivitet në grup, në ekip. Ne kemi nevojë për tifozët tanë, të vijnë të na mbështesin, sepse dihet rëndësia e kësaj ndeshja”, tha kapiteni.
UEFA ka marrë masa dhe për gjykimin në “Elbasan Arena” i ka besuar italianit Maresca. Shqiptarja.com