Terroristët e ISIS-it janë duke planifikuar të përdorin dronët për të spiunuar dhe për të kryer sulme nukleare kundër qyteteve të mëdha të Perëndimit, sipas Kryeministrit të Britanisë së Madhe, David Cameroon.
Liderët botërorë janë të shqetësuar se xhihadistët dëshirojnë të blejnë dronë të thjeshtë, të cilët janë shumë të arritshëm online, në një përpjekje për të bartur materiale radioaktive në zemër të qyteteve të mëdha dhe për të kryer sulme që do të vrisnin mijëra njerëz.
Sipas, kryeministri britanik, rreziku që Shteti Islamik i Irakut dhe ISIS të sigurojnë materiale nukleare është vërtetë shumë i madh.
Cameroon u takua të premten më liderë botërorë, përfshirë presidentet e Amerikës, Francës dhe Kinës, për të planifikuar së si të reagojnë kundër sulmeve të tilla.
Kanë dalë në shesh pamje që shfaqin ISIS-in duke përdorur drone dhe kërcënimi është konsideruar shumë serioz saqë, në një lëvizje mjaft të pazakontë, liderëve botërorë iu është kërkuar të marrin pjesë në lojëra më luftëra në mënyrë që të planifikojnë së si të kundërpërgjigjen.
Një skenar, i shfaqur në formë harte nga zyrtarët amerikanë dhe i prezantuar në Saminit Nuklear të Sigurisë, në një sesion të veçantë, në Uashington, tregoi për rrezikun e madh në detaje.
Kameron u tha gazetarëve në samit së shqetësimet për sulme radioaktive janë të vërteta.