Një person është gjetur pa shenja jete në Tiranë, ndërsa ende nuk është identifikuar.
Policia në njoftim, raporton se në bulevardin “Bajram Curri”, është gjetur pa shenja jete një person endacak.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.07.2024, në bulevardin “Bajram Curri”, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet endacak. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.