Bota po hyn në një epokë të re të shfrytëzimit dhe përdorimit të energjisë. Një botë që sheh rënien e fuqisë së arit të zi, naftës, e cila po alternaohet me buriem të reja. Shenjë e qartë e këtij ndryshimi themelor është edhe vendimi i një prej prodhuesve kryesorë të naftës, Arabisë Saudite, për të vlerësuar dhe shitur përqindje të aseteve të veta, duke synuar edhe ndryshimin strukturor të kompanive raporton Respublica.
“Boloomberg” raporton se në një diskutim të vetin, Princi i Dytë i Kurorëzuar, Mohammed bin Salman ka parashtruar idetë e tij për atë që do të quhet Fondi Publik i Investimeve dhe që do të kontrollojë një kapital financiar prej 2 trilionë dollarësh. Princi saudit ka njoftuar shitjen shumë shpejt të aksioneve të kompanisë “Aramco” dhe transformimin e saj në një konglomerat industrial. Oferta do të hedhë në treg jo më shumë se 5% të aksioneve.
“Ajo që duhet është diversifikimi i investimeve. Brenda 20 viteve ne do të jemi një ekonomi apo shtet që nuk varet kryesisht nga nafta”, tha Princi. Fondi që do të krijohet disponon mjete financiare sa të blejë “Apple Inc.”, “Alphabet”, “Microsoft Group” dhe “Berkshire Hathaëay Inc.”, katë kompanitë më të mëdha në botë të tregëtimit. Princi konsiderohet një zë shumë i fuqishëm në regjimin saudit, pasi ai drejton Ministrinë e Mbrojtjes dhe mbikëqyr investimet jashtë.
Fondi i drejtuar prej tij po rekruton specialistë tregjesh dhe menaxherë risku, gjithë në një përpjekje për të kapur ritmin e një bote që po zhvendoset drejt një epoke tjetër. Si fondi më i madh në botë, loja e Arabisë Saudite në këtë drejtim pritet të ketë ndikime në shkallë të gjerë, përpos riorientimit të ekonomive të botës arabe.