• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Realiteti i dhimbshëm, 8 foshnja braktisen çdo muaj

by A R
02/04/2016 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga viti 1995 më shumë se 700 fëmijë të sapo lindur në Shqipëri janë braktisur në rrugë apo maternitete, nga nënat e tyre. “Djepi i ëngjëjve” është reparti që kujdeset për të sapolindurit pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

“Unë kam 20 vjet me program me bebet këtu. Mërzitem shumë dhe më vjen keq kur dëgjoj që bebet gjenden në rrugë”, tha Claudia Jeniszewski, themeluese “Djepi i Ëngjëjve”.

“Kemi një shërbim përveç mjekëve që janë neonatët, personelit të mesëm dhe punonjësja sociale që merret me nënën dhe këta fëmijë. Ne nuk kemi lidhje me birësimin, vetëm i mbajmë këtu dhe kujdesemi që këta fëmijë të jenë të shëndetshëm”, u shpreh Blenard Nonaj, drejtor materniteti “Mbretëresha Geraldine”

Nuk kanë munguar edhe rastet brutale të braktisjes së foshnjave, duke u hedhur nga nënat në kazanet e mbeturinave.

“Rasti i fundit në dhjetor, bebja në kazan plehrash. Nëse vajza është shtatzan dhe është sekret për të, atëherë ky është vendi i duhur”, vijon Jeniszewski.

“Nënat nëse duan i ruajnë kontaktet deri në momentin që e marrin në shtëpi, ka raste që i marrin. Më rrallë, po ka ndodhur”, shprehet punonjësja sociale Mira Asllani.

Në këtë repart aktualisht janë vetëm dy bebe, të cilat do të qëndrojnë këtu deri në moshën tre muajsh, por zakonisht pranë tij strehohen mesatarisht 8 bebe në muaj që braktisen në maternitet apo gjenden në mjedise të tjera. Pas përkujdesit në muajt e parë të jetës, fëmijët çohen në shtëpitë e fëmijës, nga ku nisin procedurat e birësimit. Për të gjitha nënat që nuk dinë ku të drejtohen, apo ndihen të frikësuara, Claudia ka një mesazh.

“Ju lutem mos e braktisni beben tuaj në rrugë. Reparti jonë është i hapur gjithmonë tek materniteti “Mbretëresha Geraldinë”./Tch

Next Post

Fotolajm/ Dreka e Fullanëve në restorantin luksoz , Eriku: E dimë që na keni zili!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In