Kandidati i PS për bashkinë Himarë Vangjel Tavo ka dhënë sot një intervistë për Klan News. Ai theksoi se përzgjedhja e tij nga mazhoranca nuk ishte surprizë.
“Po, ka pak kohë që jam kontaktuar nga kryeministri i cili më propozoi për të qenë kandidat. Nuk mund të them se ishte surprizë. Pasi diskutuam gjatë në lidhje me Himarën, problematikat, sfidat dhe angazhimin tim të gjatë në politikë…”

Sipas Tavos, si Prefekt i këtij qyteti deri më sot ka punuar shumë për çështjen e pronave të himariotëve. E akoma më të shumta i ka objektivat nëse i besohet drejtimi i bashkisë…
“Himara ka problemet e veta, nuk mund të veçoj ndonjë gjë ndryshe nga bashkitë e tjera, përveç çështjes së pronave të himariotëve. Ka qenë një problem i mbartur që prej 30 vitesh, i përdorur për fushata elektorale. Që kur mora detyrën e Prefektit, kryeministri Rama më caktoi përtej detyrave funksionale, më caktoi edhe një detyrë tjetër. Për t’u marrë pikërisht me zgjidhjen e kësaj problematike të akumuluar. Sot jam në një pozicion ku mund të deklaroj me përgjegjësi e kënaqësi që ky problem është pranë zgjidhjes. Në dy muaj e pak punë, janë pajisur me certifikata pronësie 1226 banorë dhe janë në proces një numër tjetër i lartë.”
“Unë nuk pres të kontaktohem nga qeveria greke, unë jam këtu për këtë komunitet. Ky është objektivi im, me këtë do merrem. Janë të mirëpritur të gjithë të jenë aktorë në zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e kushteve të favorshme për zhdukjen e problematikave”, përfundoi Tavo.
Zgjedhjet e Himarës do të mbahen më 4 Gusht.
/a.r