Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka paralajmëruar gjakderdhje gjatë protestës së 11 korrikut të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ish-deputeti socialist është shprehur se në tubimin e thirrur këtë të enjte nga Berisha para Kryeministrisë në orën 20:00 do të ketë dhunë. Madje teksa heq një paralele me 8 janarin e vitit 2022, ku Berisha dhe mbështetësit e tij pushtuan me dhunë selinë e Partisë Demokratike, zoti Braho gjatë reagimit për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, paralajmëron se mund të ketë vrasje e viktima para Kryeministrisë.
Kjo pasi sipas tij, turma e protestuesve të Berishës “orientohen” nga ish-kolonelët militante në hije të ish “ushtrisë” te taborit berishist te shkollës se Agim Shehut, Xhahid Xhaferrit, Gazidedes qe kryen masakrat e viteve ’96-’97. Megjithatë përballë kësaj situate delikate dhe që mund të degjenerojë në dhunë, ish-deputeti Braho u bën thirrje organeve ligjzbatuese si Garda e Republikës apo Policia e Shtetit që të jenë në krye të detyrës dhe të ndërhyjnë sapo të cenohet rendi kushtetues. Ndërkohë më poshtë gazeta “SOT” po pasqyron prononcimin e plotë të ish-kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputetit të Partisë Socialiste, Spartak Braho.
Ja prononcimi i plotë i ish-deputetit Spartak Braho për gazetën “SOT”
“Duke rikujtuar zhurmën, të shoqëruar me kërcënime dhe sulmit fashist të 8 janarit të vitit 2022 kundër zyrave të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës për t’i pushtuar me dhunë ato, instinktivisht me shkoi mendja tek thirrjet e po atij krimineli politik, Sali Berisha dhe ndihmësit bythë spërdredhur aktual të tij Gazmend Bardhi për sulmet e reja të përgatitura në protestën e ideuar në datë 11 korrik.
Është e njëjta gjuhë, e njëjta egërsi, i njëjti skenar gjakatar, ku ne qendër te synimeve mbetet dhuna, djegiet e pse jo edhe vrasjet dhe viktimat e mundshme si mjeti i vetëm për “të rrëzuar” qeverinë e Edi Ramës. Jam i bindur ashtu si para dy vitesh, se ky “opsion” qëndron në trutë e Sali Berishës. Ai me çdo kusht po përgatit në fshehtësi edhe planin për gjakderdhje. Por këtë herë nuk po e “parashikojmë” viktimën e radhës, por s’është çudi që në listë të mbeten kundërshtarët e mëparshëm.
Ja cila është thirrja kryesore që ndër të tjera Sali Berisha ju drejton dje protestuesve e militantëve Pedeist të protestës të thirrur në datë 11 Korrik: “Të dalim në shesh për t’u përballur me armikun më të rrezikshëm e me të pa shpirt të kombit shqiptar…..11 Korriku të jetë dita e drejtësisë, dita e se vërtetës dhe dita e betejës se vërtetë…””, deklaroi ish-deputeti Braho për gazetën “SOT”.